Autoritetet iraniane kanë arrestuar një 18-vjeçare pasi kishte publikuar në profilin e saj në Instagram disa video duke kërcyer dhe pa shami në kokë. Televizioni shtetëror ka transmetuar një rrëfim të adoleshentes, e cila pranon se ka shkelur normat morale. Ajo tashmë është liruar me kusht dhe nuk mund të japë intervista. Nuk është e qartë nëse rrëfimi për televizionin shtetëror është bërë kundër dëshirës së saj. 18-vjeçarja kishte rreth 43 mijë ndjekës dhe kishte publikuar rreth 300 video. Policia iraniane ka njoftuar se do të mbyllë profile të tilla, ndërsa ministria e drejtësisë po mendon për bllokimin e Instagram. Ndërkohë, Irani ka bllokuar qasjen në Facebook, Tuitër dhe rrjete sociale të tjera. /abcnews.al
Iran, publikon në rrjetin social video duke kërcyer, arrestohet 18 vjeçarja
schedule15:52 - 8 Korrik, 2018
schedule 15:52 - 8 Korrik, 2018