Njëmbëdhjetë persona u ekzekutuan në një burg në qytetin Nasiriyah në jug të Irakut, njoftuan mediat lokale.
Ekzekutimet u kryen pasi të pandehurit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje për krime terrorizmi, konfirmuan për Reuters dy burime të paidentifikuara të sigurisë.
Sipas të dhënave të Amnesty International, në vitin 2022 janë regjistruar 883 ekzekutime në mbarë botën, por në këtë numër nuk përfshihet Kina, e cila nuk publikon informacione për ekzekutimin e dënimit me vdekje.
Organizata njoftoi në raportin e saj vjetor se 88 për qind e të gjitha ekzekutimeve në botë në vitin 2022 janë kryer vetëm në katër vende, Irak, Iran, Egjipt dhe Arabinë Saudite./abcnews.al