Gjeorgjia ka një kryeministër të ri. Parlamenti i Gjeorgjisë votoi sot që qeveria e re e vendit do të drejtohet nga Irakli Kobakhidze, ish-presidenti i partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.
Kobakhidze zëvendëson Irakli Garibashvilin, i cili papritmas dha dorëheqjen më 29 janar.
Kobahidze është cilësuar si një kritik i fortë të qeverive perëndimore dhe që akuzon BE-në dhe SHBA-në se duan të tërheqin Gjeorgjinë në luftën Ukrainë-Rusi.
/abcnews.al