Irak, protestuesit hynë në ambasadën suedeze për djegien e Kuranit

schedule21:25 - 29 Qershor, 2023

schedule 21:25 - 29 Qershor, 2023

Një numër i madh protestuesish irakianë hynë ne oborrin e Ambasadës së Suedisë në Bagdad sot për të shprehur zemërimin e tyre për lejimin e një ekstremisti të djegë një kopje të Kuranit të shenjtë në Stokholm.

Sipas të përditshmes lokale “Baghdad Today”, protestuesit arritën të hapin portën e ambasadës dhe të hyjnë në kompleks.

Protestuesve iu tha të largoheshin nga ambasada menjëherë pasi hynë brenda, shtoi e përditshmja.

Kanali shtetëror i radios suedeze në gjuhën arabe raportoi se i gjithë personeli i ambasadës është i sigurt.

Agjencia zyrtare irakiane e lajmeve INA raportoi se protestuesit ngritën kopje të Kuranit “për të konfirmuar krenarinë e myslimanëve me Kuranin e shenjtë dhe për të hedhur poshtë aktin e turpshëm që ndodhi në kryeqytetin suedez pasi qeveria lejoi një demonstratë” për të djegur një kopje të Kuranit.

Agjencia e lajmeve shtoi se protestuesit u organizuan në përgjigje të thirrjes së klerikut të fuqishëm shiit Muqtada al-Sadr.

Të mërkurën, një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit.

Akti provokues i ekstremistit përkoi me Kurban Bajramin.

Krimi i djegies së kopjes së Kuranit shkaktoi zemërim të gjerë dhe reagime në botën islame, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin dhe Mauritaninë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!