Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IPKO Superliga | “Poker” i Gjilanit, Drita bie në kryeqytet

schedule14:54 - 3 Nëntor, 2019

schedule 14:54 - 3 Nëntor, 2019

Gjilani ka reaguar pas humbjes kundër Trepça ’89. Ekipi i Mezanit mposhti 4-0 në shtëpi Ferizajn dhe vazhdon ndjekjen e Ballkanit.

Fiton Hajdari shënoi tre gola dhe ishte heroi i “Skifterave” në ndeshjen e sotme, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Tomislav Busic. Kjo fitore e ngjit Gjilanin në kuotën e 27 pikëve dhe diferenca me Ballkanin kryesues është vetëm dy pikë.

Humbje e papritur për Dritën. Ekipi nga Gjilani doli pa pikë nga ndeshja e kryeqytetit përballë Flamurtarit vendas. Goli i Torvioll Stullqakut 14 minuta përpara fundit i dhuroi një fitore të rëndësishme kuqezinjve.

Renditja e kampionatit dardan

Flamurtari u rikthye te fitorja pas tetë javëve dhe tani renditet në vend të nëntë me 12 pikë, ndërsa Drita qëndron e treta me 24 pikë. Në këtë ndeshje nuk munguan as incidentet.

“Intelektualët”, tifogrupi që mbështet Dritën, kanë tentuar të futen në stadium pa paguar biletat dhe kjo gjë ka sjellë përplasje me forcat e sigurisë. Situata është qetësuar më pas dhe ultrasit nga Gjilani janë futur qetësisht në stadium, sigurisht duke paguar biletat. /abcnews.al

Flamurtari – Drita 1-0
(Stullqaku 76′)

Gjilani – Ferizaj 4-0
(Hajdari 27′, 29′, (pen) 87′ Busic 33′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!