IPKO Superliga | Frenohen kryesuesit, Gjilani dhe Ballkani nuk përfitojnë

schedule14:56 - 10 Nëntor, 2019

schedule 14:56 - 10 Nëntor, 2019

Frenohen kryesuesit e IPKO Superligës së Kosovës. Gjilani nuk ia doli të ruante avantazhin në shtëpi dhe mori vetëm një pikë ndaj Drenicës. Fiton Hajdari zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë. 28-vjeçari nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe kaloi “Skifterat” në avantazh.

Miqtë reaguan në të dytën dhe arritën të gjenin golin e barazimit. Van Dave Gbowea përfitoi nga dalja e pasigurt e portierit vendas dhe shënoi me kokë. Sulmuesi nga Liberia vendosi heshtjen në stadiumin e Gjilanit dhe i dhuroi një pikë të rëndësishme ekipit të tij.

Renditja e IPKO Superligës

Gjithsesi, ekiopi i Mezanit vazhdon të qëndrojë në krye bashkë me Ballkanin. Ekipi nga Suhareka nuk ia doli të fitonte në Mitrovicë përballë Trepçës vendase. Dueli u mbyll në barazim pa gola dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Gjilani dhe Ballkani ndodhen në krye me nga 31 pikë, teksa ndiqen nga Drita dhe Prishtina me nga 3 dhe 4 pikë më pak. /abcnews.al

Gjilani – Drenica 1-1
(Hajdari (pen) 39′ / Van Dave Gbowea 71′)

Trepça ’89 – Ballkani 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!