IPKO Superliga | Ferizaj fiton duelin e mbijetesës, Dukagjini i pafuqishëm

schedule14:54 - 24 Nëntor, 2019

schedule 14:54 - 24 Nëntor, 2019

Ferizaj reagoi pas humbjes me Vushtrrinë dhe u rikthye te fitorja. Ekipi i Isufit mposhti 2-0 në shtëpi Dukagjinin e vendit të fundit. Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. Miqtë humbën një top në mesfushë në minutën e 14-të dhe Fatih Karahoda konkretizoi me gol aksionin e ekipit vendas.

Renditja e kampionatit dardan pas javës së 16-të

Ferizaj nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol pas 20 minutash. Basriu shkaktoi një penallti dhe Taulant Dajaku u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ekipi nga Klina nuk gjeti forca për të reaguar dhe ndeshja u mbyll me triumfin e Ferizajt, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, teksa Dukagjini mbetet i fundit me 8 pikë. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 16
E diel, me 24 nëntor, ora 13:00
Ferizaj – Dukagjini 2-0
(Karahoda 14′, Dajaku (pen) 34′)

E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00
Drenica-Vushtrria 3-0
(Osmani 73′, Balde 84′, Hyseni 84′ )

Drita-Llapi 2-0
(Haxhimusa 75′, Vucaj 90+2′)

Flamurtari-Feronikeli 2-2
(Kelmendi 50′, 64′ / Da Silva (pen) 5′, 90+8′)

Prishtina – Trepça ’89 1-0
(Januzi 55′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!