IPKO Superliga e Kosovës/ Gjilani fiton pa probleme, sukses jetik për Flamurtarin

schedule18:59 - 20 Qershor, 2020

schedule 18:59 - 20 Qershor, 2020

Gjilani siguroi fitoren e dytë radhazi dhe është ngjitur momentalisht në vend të dytë të kampionatit dardan. Skuadra e Mezanit mposhti 3-0 Vushtrrinë në shtëpi, falë golave të Svrakës, Franc Veliut dhe Razak.

Ky suksese i ngjit “Skifterat” në kuotën e 48 pikëve dhe Drita kryesuese është katër pikë larg. Fitore arriti edhe Flamurtari i Prishtinës. Kryeqytetasit triumfuan 1-2 në fushën e Drenicës, duke arritur një fitore jetike për mbijetesën.

 

Renditja e IPKO Superligës

Kelmendi dhe Maliqi realizuan golat për skuadrën mike, ndërsa Alban Shillova gjeti golin e “ish”-it në minutat shtesë. Në orën 19:00 ka nisur edhe sfida e fundit e javës së  25-të mes Prishtinës dhe Dukagjinit. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS
Drenica-Flamurtari 1-2
(Shillova 90+3′ / Kelmendi 40′, Maliqi 61′)

Gjilani-Vushtrria 3-0
(Svraka 36′, Veliu 60′, Razak 90+4′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!