IPKO Superliga/ Drita nuk ndalet as në Podujevë, shkatërron Llapin me “poker”

schedule19:04 - 5 Korrik, 2020

schedule 19:04 - 5 Korrik, 2020

Drita nuk ndalet as në Podujevë, fushë në të cilën fitoi me “poker” përballë Llapit. Kryesuesit e kampionatit dardan kaluan në avantazh në minutën e tetë. Pefqeli shënoi një autogol në minutën e tetë, ndërsa Kastriot Rexha dyfishoi në minutën e 14-të, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë shumë shpejt ekipit të tij.

Dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Erjon Vucaj dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83-të, ndërsa Izair Emini vulosi triumfin 0-4 dy minuta përpara fundit të ndeshjes.

IPKO Superliga e Kosovës
Java e 28-të
Ferizaj-Trepça ’89 2-5
(Orana 61′, Hajdarevic 74′ / Bardhi (aut) 18′, Muja 21′, Manaj 38′, Jashari (pen) 68′, Ahmeti 90+3′)
Llapi-Drita 0-4
(Pefqeli (aut) 8′, Rexha 14′, Vucaj 83′, Emini 88′)

Fitorja e shtatë radhazi për “Intelektualët” dhe e dyta radhazi jashtë fushe me të njëjtin rezultat. Drita vazhdon të kryesojë IPKO Superligën me 61 pikë, katër më shumë se Prishtina ndjekëse. Dueli tjetër i ditës së sotme dhuroi 7 gola.

Trepça ’89 fitoi 2-5 në fushën e Ferizajt, duke marrë fitoren e dytë radhazi jashtë fushe. Trepikësh i rëndësishëm për ekipin nga Mitrovica, që momentalisht është vetëm një pikë larg zonës së qetë. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit dardan