IPKO Superliga/ Ballkani triumfon me “manita”, feston edhe Gjilani i Mezanit

schedule18:58 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:58 - 4 Korrik, 2020

Fitore jashtë fushe për Ballkanin dhe Gjilanin. Ekipi i Ismet Munishit i shënoi pesë gola Dukagjinit të vendit të fundit, që ia doli të gjente golin e nderit në minutat e fundit me anë të Granit Elezajt.

Blend Baftiu shënoi tre gola dhe u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve (15 gola këtë sezon), ndërsa “manita” e ekipit nga Suhareka u plotësua nga Ermal Krasniqi dhe Artur Magani.

IPKO Superliga e Kosovës
Java e 28-të
Dukagjini-Ballkani 1-5
(Elezaj 85′ / Baftiu 24′, (pen) 48′, (pen) 74′, Krasniqi 61′, Magani 83′)
Feronikeli-Gjilani 0-2
(Plaku 23′, Useini 69′)

Ky sukses e ngjit Ballkanin në kuotën e 56 pikëve në vend të tretë, dy më pak se Drita kryesuese që luan nesër në një fushë delikate si ajo e Llapit. Më të vështirë e pati Gjilani i Mezanit. “Skifterat” shënuan nga një gol për pjesë në duelin ndaj Feronikelit dhe u larguan me tre pikë nga Drenasi.

Sebino Plaku dhe Muhamedin Useini i dhuruan miqve fitoren me golat e tyre. Gjilani vijon të jetë forcë e katërt e kampionatit dardan dhe numëron një pikë më pak se Ballkani. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit dardan