IPKO Superliga/ Arbëria forcë e dytë e kampionatit, Llapi befasohet ne shtesa

schedule15:58 - 20 Tetor, 2020

schedule 15:58 - 20 Tetor, 2020

Arbëria vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive dhe të marrë pikë. Ekipi i ardhur nga një kategori më poshtë, triumfoi 0-1 jashtë fushë ndaj Drenicës. Një autogol i Genc Hamitit në minutën e shtatë vendosi sfidën e luajtur në Skenderaj.

Miqtë ia dolën ta ruanin avantazhin e çmuar deri në fund dhe siguruan fitoren e tretë në kampionat, duke u ngjitur në vendin e dytë me 11 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Ballkanit. Dueli tjetër i ditës së sotme midis Besës dhe Llapit nuk dhuroi fitues.

 

Renditja e kampionatit dardan…

Miqtë nga Podujeva dominuan fraksionin e parë të ndeshjes, shënuan me anë të Engjëll Hotit dhe Arbnor Ramadanit. Ekipi pejan nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezultatin çerek ore para fundit me anë Visar Haxhiajt. Goli i dha zemër Besës, që gjeti golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e shtatë
Drenica-Arbëria 0-1
(Hamiti (aut) 7′)
Besa-Llapi 2-2
(Haxhiaj 73′, 90+7’/ Hoti 19′, Ramadani 30′)