iPhone/ Një nga aplikacionet më të mira të redaktimit të fotografive sapo u bë falas

schedule15:31 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:31 - 19 Korrik, 2023

Ju mund të keni pyetur veten se si disa përdorues mund të bëjnë fotografi kaq të pastra dhe “profesionale”. Ndriçim i përsosur, mprehtësi e shkëlqyer dhe interpretim i përsosur i ngjyrave.

E gjithë kjo mund të ofrohej nga një aplikacion shumë i famshëm, i cili quhet “Spectre” dhe deri pak kohë më parë kushtonte rreth 2 dollarë në muaj.

Por tani, iPhone po bëhet gati të lëshojë një version të rinovuar të tij, ‘Spectre Pro’ dhe kështu versioni klasik bëhet falas për përdoruesit.

Ky aplikacion i veçantë ka gjithashtu inteligjencë artificiale në mënyrë që të bëjë përpunimin e duhur që i nevojitet një imazhi. Kjo është, për të rregulluar shkëlqimin, ekspozimin, kontrastet, ngjyrat, gjithçka.

Tani që ky aplikacion kryesor i redaktimit të fotografive është gjithashtu falas, nuk keni arsye të bëni fotografi klasike dhe të mërzitshme./abcnews.al