iPhone në rrezik hack-imi nëpërmjet këtij aplikacioni

schedule04:01 - 27 Prill, 2020

schedule 04:01 - 27 Prill, 2020

iPhone ka një rrezik të lartë për tu hakuar dhe kjo mund të ndhodhi me anë të një emaili bosh. Studiues nga ZecOps, një kompani sigurie mobile, ngre alarmin dhe madje citon edhe raste të sigurta ku një taktikë e thjeshtë është përdorur nga hakera për të vjedhur të dhëna.

Hakerat mund të dërgojnë një mesazh në dukje bosh në aplikacionin Mail në iPhone apo iPad. Kur të hapet emaili, aplikacioni do të bëjë crash, duke detyruar përdoruesin ta fikë e ta rindezë smartphonin. Gjatë reboot-it hakeri ka akses të plotë tek të dhënat e smartphonit.

Apple ka thënë se një rregullim do të vijë në përditësimin e radhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!