Mbi një të pestat e emigrantëve të paligjshëm vijnë nga toka ne Evropë.Është ky raporti më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilës Shqiperia renditet ndër rrugët kryesore.
Emigracioni i paligjshëm drejt Evropës nuk ndalet. Të dhënat e fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tregojnë se është shmangur rruga e rrezikshme dhe vdekjeprurëse e detit Mesdhe e në vend të saj më shumë se një në pesë persona e bëjnë nga toka kalimin e paligjshëm.
Një ndër rrugët më të përdorura për këtë qëllim është ajo që kalon edhe nga Shqipëria.
Sipas raportit të IOM lëvizjet migratore të rritura përmes Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina) arritën në 18.038 njerëz në periudhën Janar–Shtator të këtij viti 2018, gati shtatë herë më shumë të krahasahuar me një vit më parë.
Një tjetër rrugë, ajo nga Turqia në Greqi, ka pasur rritje të fluksit migrator, ku autoritetet raportuan një total prej 12,166 të ardhurish nga fillimi i vitit 2018.
“Nëse emigrantët përpiqen të ikin nga toka ose nga deti ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për rreziqet që ata kanë, si dhe modelin cinik të bizneseve të kontrabandistëve që i shfrytëzojnë ato”, tha Lado Gvilava, shefi i Misionit të IOM-it në Turqi.
“Ne e dimë se sapo një rrugë të bllokohet, një tjetër do të hapet. Për sa kohë që njerëzit i shohin vendet e tyre si të pasigurta, ne duhet të punojmë me qeveritë që t’u sigurojmë atyre mbrojtjen që u nevojitet, qoftë në kampe, në lëvizje apo në vende të reja “.
Ashtu si në vitet e mëparshme, Republika Arabe Siriane, Iraku dhe Afganistani janë vendet më të zakonshme të origjinës të raportuara nga më shumë se 50 për qind e të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve të regjistruar në Greqi.
Shumica e emigrantëve janë të regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pakistani është vendi më i shpeshtë i deklaruar me një të tretën e ngarkesës së përgjithshme të regjistruar, pasuar nga ata që kanë ardhur nga Republika Arabe Siriane Afganistani, Republika Islamike e Iranit, Iraku dhe 29 kombësi të tjera.
Në Malin e Zi dhe në Shqipëri, shtetasit sirianë përbënin shumicën (44 për qind dhe 55 për qind respektivisht), pasuar nga ata që erdhën nga Pakistani (18 për qind dhe 10 për qind respektivisht) dhe Irak (7 për qind dhe 8 për qind përkatësisht)./abcnews.al