Rinovimi me Simone Inzaghin vijon të mbetet një çështje e pazgjidhur te Lazio. Trajneri italian drejton bardhekaltrit prej vitit 2016, një rast i rrallë i një bashkëpunimi kaq të gjatë në futbollin italian.
Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare ka folur shkurt përpara sfidës shtëpiake ndaj Spezias në lidhje me këtë temë, duke u shprehur optimist në lidhje me rinovimin e trajnerit Inzaghi.
“Trajneri e di që ai është zgjedhja e parë e Lazios. Raporti ynë është plot besim ndaj njëri-tjetrit, kështu që mendoj se nuk do të jetë e vështirë që të vijojë të qëndrojë këtu me ne“, deklaroi Igli Tare. /abcnews.al