Një atmosferë e siktletshme si dita e parë, nisur nga fakti që “Oaktree” u fut në zhrtat e Interit për të takuar trajnerin dhe drejtuesit për të projektuar të ardhmen.
Flitet për një plan 3-vjeçar. Në Milano, në zyrat e kampionëve të Italisë u zhvillua takimi i parë operativ pas shtrëngimit të duarve një javë më parë.
Në pritje të asamblesë së radhës të aksionarëve që do të mbahet më 4 qershor (Ku do të vendoset këshilli i ri dhe pasuesi i Zhangut), për menaxhuesit e fondit amerikan (Alehandro Kano, Katerin Ralf dhe Renato Meduri) ishte momenti për të bërë disa takime dhe për të vazhduar projektin e nisur nga dyshja Antonelo-Marota.
Drejtuesit erdhën në zyrat e klubit pas orës 12:00, ndërsa pas tyre ishin gjithashtu erdhën Inzagi së bashku me drejtorin sportiv Auzilio.
Sigurisht që ishte një takim për t’u njohur me trajnerin, por që në ditët e ardhshme do të ketë bisedime ndoshta edhe një për një mes drejtuesve të fondit që tashmë është pronari i ri i Interit dhe Inzagit, Marotta e Ausilio.
Pronarët e rinj duan që Interi të ketë stabilitet ekonomik dhe në atë sportiv. Duan që skuadra të konfirmohet fituese e titullit kampion në Itali, por pa injoruar Championsin dhe Botërorin e klubeve. Janë dy kompeticione shumë të rëndësishme edhe në aspektin ekonomik dhe mbi të gjitha një mundësi për të përmirësuar vlerën e lojtarëve në treg.
Barazimi i bilancit është një tjetër objektiv që kanë pronarët e rinj. Mirëpo ata janë të kënaqur nga mënyra se si skuadra zikaltër ka qenë e ndërtuar në këto vite.
Fjalën e tij ka thënë edhe trajneri Simone Inzaghi, i cili përmes administratorit ka kërkuar që klubi aktual të mos preket dhe të vazhdojë të qëndrojë i njëjtë, me përjashtim të futbollistëve që janë pa kontratë. Numri një i zikaltërve vë kusht që boshti i ekipit të jetë i njëjti dhe të afrohet një sulmues.
Simones i pëlqen Gudmunson, i cili është prej kohësh nën vëzhgim special nga Auzilio.
Po ashtu çështja e rinovimeve u përfol në tryezën e takimit të parë, por edhe një portier i dytë për të zëvendësuar Somerin. Zikaltrit kanë shënjestruar Benton, por më parë duhet të kenë shitje dhe largimeve të futollistëve që do të rikthehen nga huazimet.
E rëndësishme është që pronarët e rinj kanë dëshirë që të vazhdojnë projektin e nisur nga “Suning” dhe nuk duan që shkatërrojnë atë që është ndërtuar./ h.ll/abcnews.al