Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Strakosha portieri ynë i parë, por nesër luan Reina

schedule15:57 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 23 Nëntor, 2020

Së fundmi Thomas Strakosha arriti të kalojë me sukses Covid-19 dhe rezultoi negativ në teste. Me të marrë këtë lajm gardiani i kombëtares sonë ka nisur punën  për tu kthyer sa më shpejt në fushë dhe u vënë mes katërkëndëshit të Lazios.

 

Nesër kryeqytetasit luajnë ndaj Zenit për grupet e Champions League, por Strakosha sërish nuk pritet të jetë në fushë. Këtë lajm e bën të ditur trajneri Inzaghi, i cili shprehet se ylli kuqezi nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë nesër.

“Strakosha ka bërë një punë të madhe gjatë këtyre ditëve me trajnerët e portierëve. Ai është gardiani ynë i parë, por nuk ka luajtur prej 15 ditësh. Nesër do të luajë Reina. Më pas do të shohim për ndeshjen e fundjavës”, u shpreh Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!