Inzaghi: Nuk dyshoja, Milani po rritet falë Ibrës. Kam një këshillë për të

schedule21:44 - 7 Shkurt, 2020

schedule 21:44 - 7 Shkurt, 2020

Pippo Inzaghi është një person që e di mirë se çfarë do të thotë derbi i Milanos. Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit, i cili po dominon Serie B me Beneventon e tij, analizon dy skuadrat dhe ndalet te Zlatan Ibrahimovic në një prononcim për Sky Sport.

Superpippo është sulmuesi i fundit që ka nderuar fanellën numër 9 të Milanit dhe pas tij vetëm errësirë. Italiani ka një dëshirë dhe uron që Ibra ta veshë atë fanellë të rëndësishme për klubin dhe tifozët e “Djallit”.

ANALIZA – “Interi po realizon diçka të rëndësishme me Conten, nuk kisha dyshime duke njohur mentalitetin e tij. Milani po e merr veten dhe uroj Piolin të bëjë edhe më mirë. Ibra i ka dhënë shumë skuadrës, isha i bindur edhe para se të shënonte golin e parë. E njoh mirë dhe e di se sa është i lidhur pas këtij profesioni”.

IBRAHIMOVIC – “Nëse nuk do të ndihej 100% i sigurt, nuk do të pranonte të rikthehej te Milani. Zlatan i dashuron sfidat, po aq sa fitoret. Nuk kisha dyshime që do të sillte mentalitet të fortë, ka çliruar nga përgjegjësia një skuadër me plot lojtarë të rinj, të cilët po rriten përkrah tij. Shpresoj të jetë një derbi i bukur, do të kënaqesha nëse fiton Milani”.

NUMRI 9 – “Mallkimi i numrit 9? T’i japim fund kësaj tabuje, sepse unë gëzohem nëse numri 9 i kuqezinjve shënon gola. Është një fanellë që nuk është tërhequr, me të drejtë, por dikush duhet ta veshë përsëri. Shpresoj ta marrë Ibra. E dini pse? Sepse ai ka shpatulla të gjëra për ta veshur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!