Ditën e nesërme, Inter dhe Milan luajnë ndeshjen e tyre të fundit dhe gjithashtu do të shpallet dhe fituesi i Scudettos, ku peshorja anohet nga Milan.
Në një konferencë për shtyp, Inzaghi është shprehur se asgjë nuk është në dorën e tyre nesër, por zikaltërit do të japin maksimumin e tyre.
Cilin episod dhe moment do të zgjidhnit këtë sezon?
“Do të zgjidhja një episod me ngjyra, jo bardh e zi siç duan shumë të dëgjojnë. Kemi fituar dy trofe, kemi prekur 1/16 në Champions League dhe jemi këtu për të luajtur për Scudetton në ditën e fundit të kampionatit.”
Si e vlerësoni këtë ndeshje?
“Skuadra kishte një javë si çdo tjetër për t’u përgatitur për ndeshjen, ne kemi 90 minuta për të luajturduke e ditur që nuk varet nga ne, por do të japim 120 % dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Shpresoni se Handanovic dhe Perisic mund të qëndrojnë?
Samir bëri shumë mirë, një lojtar themelor. Ivan pati një sezon të jashtëzakonshëm, javën e ardhshme me klubin do të kemi një takim për qëllimet tona dhe rritjen e ekipit. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer , të hapur dhe ne do të bëjmë një bilanc”.
Si do ta vlerësonit sezonin?
“Votat që u jepni, mund të them se objektivat janë arritur, edhe në një vit të vështirë. Ne kemi qenë të mirë për të fitutar dy kupa dhe për të luajtur titullin në ndeshjen e fundit. Kampionati gjithmonë mund të rezervojë diçka. Nuk varet e gjitha nga ne, mendoj vetëm për Sampdorian.”
Një sezon i rëndësishëm, si po e përjetoni?
“Me qetësi të madhe, me fëmijët dhe në familje. Skuadra ka pasur një vit të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur. Do të ishte e jashtëzakonshme të fitonim edhe Scudetton, por ne kemi dhënë gjithçka dhe e dimë se kemi dhënë kënaqësi për audiencën tonë.”
Citin e kaluar Interi kishte fituar, por kishte humbur dy nga lojtarët më të mirë….
“Trajnerët janë gjithmonë nën skepticizëm, ne e dinim se si ishin gjërat dhe kërkesat e klubit. Gjatë rrugës kuptuam se po shkonim përtej pritshmërive. Ekipi i është i karikuar dhe i fokususar.”
Nëse Interi nuk fiton Scudetton, dikush do të kritikojë dhe do të bëjë paralele me Conten, sa ju shqetëson ky krahasim?
“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Antonio conten. Ka respekt të ndërsjellë. Krahasimet janë normale, por unë kurrë nuk kam dhënë peshë. Klubi ka qenë gjithmonë me mua që nga dita e parë. Gjithsesi duhet të ketë qenë një vit i kënaqshëm për punën tonë.”/ h.ll/abcnews.al