Interi do të ndeshet nesër mbrëma ndaj Milanit, një sfidë e cila i dhuron të gjitha ndjesitë e futbollit brenda 90 minutave.
Në prag të derbit, Simone Inzaghi ka prezantuar ndeshjen e së nesërmes në konferencën për shtyp, por ka folur edhe për Skriniarin.
Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale, si arrin Interi atje?
“E dimë, derbi është një ndeshje shumë e përzemërt për të gjithë ne. Do të duhet mendja dhe zemra, ne arrijmë të japim gjithçka në fushë dhe jemi të lumtur për këtë. Nesër futemi në fushë me dëshirën për të fituar këtë derbi.”
A do të jetë Skriniar?
“Unë nuk i gjykoj zgjedhjet e tij, por njëriun dhe lojtarin në fushë, Skriniar është unik. Ai është një djalë i shkëlqyer që punon shumë çdo ditë. Ai ndoshta do të jetë titullar nesër.”
Si u përballet me heqjen e shiritit të kapitenit nga Skriniar?
“Ne kemi hierarki në bazë të paraqitjes, por për shkak të asaj që ndodhi, ai nuk do të jetë më kapiten. Ne biseduam për këtë shumë qetë me klubin dhe djalin. Kapiten është Handanovic ende, por meqë ai qëndron në stol hierarkia fillon me Brozovic, D’Ambrosio dhe Lautaron. Por për mua më shumë rëndësi ka ndeshja, paraqitja në fushë dhe jo shiriti.”/ h.ll/abcnews.al