Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Lazio shkëlqen kur vuan, Caicedo duhet të ishte titullar

schedule15:11 - 8 Nëntor, 2020

schedule 15:11 - 8 Nëntor, 2020

Lazio dhe Juventus u ndanë në barazim sot në Romë, pas një ndeshje dramatike. Caicedo barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes, golin e shënuar nga Ronaldo në minutën e 15-të. Pas ndeshjes për mediet italiane ka folur trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

Ai ka superlativa për Caicedon dhe lë të kuptohet se Muriqi ka luajtur titullar vetëm për shkak të një problemi në shpatull të heroit të sotëm të kryeqytetasve.

NDESHJA – “Ne patëm një sërë ndeshjesh të pabesueshme, me shumë pak lojtarë, duke kaluar në planin A, B dhe C. Por ata e tejkaluan veten përsëri prandaj edhe festa jonë ishte me entuziaste se zakonisht.

 

E meritonim të paktën një pikë. Pësuam gol nga një gabim në vendosje, por më pas patëm shumë raste dhe kontrolluam lojën.

EFEKTIVITETI I ZËVENDËSIMEVE – “Një trajner kënaqet shumë kur ata që vijnë nga stoli japin ndihmë të madhe. Mos të harrojmë se na mungonin Immobile, Strakosha, Lucas Leiva, të gjithë lojtarët e formacionit së parë”.

SHPIRTI I GARËS – “Kjo skuadër ka zemër të jashtëzakonshme. Kemi punuar së bashku për shumë vite, ne e dimë se vështirësia është në ADN-në e Lazios dhe ne lulëzojmë me të.

Kishim 13 lojtarë në fushë kundër Brugge, 14 me Zenit, tani duhet të pushojmë dhe të shpresojmë që të kemi opsione rotacioni të skuadrës në të ardhmen, në mënyrë që të jemi pak më të freskët.

CORREA – “Ai bëri ndeshje të shkëlqyer. Mund të kishte qenë më i mprehtë në finalizim, por punoi aq shumë ishte gjithmonë në vendin e duhur, me qëndrimin e tij të saktë pa topin në këmbë ai tregoi se e lexon lojën shumë mirë”.

 

CAICEDO – “Ai është lojtar i shkëlqyer, person i mrekullueshëm, i cili pas pesë apo gjashtë muajsh tashmë adhurohet nga të gjithë. I kërkova klubit ta mbajnë dhe ata menjëherë ranë dakord, pasi ai ishte lojtari ideal për të plotësuar repartin e sulmit.

Do ta kisha aktivizuar nga minuta e parë sot dhe në ndeshjen ndaj Zenit, por ai po vuan një problem në shpatull dhe ka nevojë për një operacion”, përfundoi trajneri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!