Inzaghi i mahnitur nga “demi”: Lautaro mund ta fitojë “Topin e Artë”

schedule08:44 - 17 Maj, 2023

schedule 08:44 - 17 Maj, 2023

Simone Inzaghi dhe “zikaltërit” e tij arritën mbrëmjen e djeshme një fitore “magjike”, në “Giuseppe Meazza”, duke u rikthyer kështu në finalen e madhe të UEFA Champions League, që prej vitit 2010, vit ku arritën të ngrinin “veshëllapushen”, në qiellin e “Bernabeu”-t.

Goli i vetëm i fitores erdhi nga këmbët e kapitenit, Lautaro Martinez, i cili arriti të shënonte mbrëmjen e djeshme golin e 25-të sezonal, por duke parë pozitat e “zikaltërve” në këtë fund sezoni, “demi” i italianëve ka një mundësi për të fituar “Topin e Artë”, të paktën kështu shprehet tekniku Inzaghi.

I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të ndeshjes nëse Lautaro e meriton ose jo, “Topin i Artë”, Inzaghi e konsideroi argjentinasin, si një lojtar të talentuar, me shumë cilësi, që e meriton me patjetër fitimin e trofeut më të rëndësishëm individual.

“Është e qartë se Lautaro mund ta fitojë “Topin e Artë”, ai është ende një lojtar i ri, me shumë cilësi, ai nuk është thjesht një finalist dhe ai punon shumë për ekipin. Sonte ishte i mrekullueshëm në të dyja fazat. Jam i lumtur ta stërvis.

Ishte një mbrëmje fantastike, paksa “e mërzitshme” nga “dëmtimi” i Mkhitaryan. Le të shpresojmë se nuk është serioz, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në organikën tonë. Më vjen keq”,- u shpreh tekniku Inzaghi pas përfundimit të ndeshjes, ku nuk la pa përmendur as dëmtimin, në dukje të “papërfillshëm”, të armenit Henrik Mkhitaryan. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!