Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Humbje e pamerituar në derbi, të hakmerremi kundër Romës

schedule18:58 - 7 Shkurt, 2022

schedule 18:58 - 7 Shkurt, 2022

Simone Inzaghi ka folur për SportMediaset në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Romës. “Ne do të përballemi me një ekip të fortë, një skuadër që mund të mposhtë gjithmonë çdo kundërshtar.

Ata kanë shumë lojtarë cilësorë, një trajner të madh si Jose. Ne duhet të kemi dëshirën për t’u hakmarrë pas një derbi të humbur në mënyrë të pamerituar.

E dimë që futbolli përbëhet nga episode dhe as Roma nuk është e kënaqur sepse vjen nga një barazim në shtëpi kundër Genoas. Unë jam me fat që kam një ekip të fortë, konkurrues dhe ndonjëherë kohë pas kohe më kanë treguar gjithmonë se janë të gatshëm.

Kemi pësuar një disfatë të keqe, por duhet të jemi racional, të mirë për të kuptuar atë që ka ndodhur. Po humbëm, por duhet të shikojmë se çfarë kemi bërë deri tani, ta kemi parasysh dhe të vazhdojmë me atë që kemi bërë në këto 6 muaj”, tha trajneri i Interit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!