Genoa është kundërshtari i parë i Interit në rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion. Sezoni i ri i Serie A do të fillojë më 22 gusht, teksa sot u hodh shorti.
Në stolin e skuadrës zikaltër është ulur Simone Inzaghi, i cili ka dhënë një koment të shkurtër në lidhje me shortin dhe objektivat e Interit.
“Po punojmë fort që të jemi gati për nisjen e sezonit të ri në Serie A. Ndeshja ndaj Genoas sigurisht që do të jetë interesante dhe simuluese.
E luajmë në shtëpinë tonë takimin e parë dhe absolutisht që duam ta fillojmë sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për momentin jemi të fokusuar te punë, presim të na bashkohen edhe lojtarët që luajtën në Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës“, deklaroi trajneri i kampionëve të Italisë. /abcnews.al

