Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Bayerni top, kemi një synim nesër. Lewa-Immobile? Më të fortët

schedule15:59 - 22 Shkurt, 2021

schedule 15:59 - 22 Shkurt, 2021

Shorti i Champions League u tregua i pamëshirshëm me Lazion. Bardhekaltrit presin kampionët në fuqi në “Olimpico” të martën në mbrëmje, sfidë rreth së cilës flet trajneri Simone Inzaghi në konferencën e zakonshme për shtypin.

Emocion i madh të përballemi me kampionët në fuqi. Një ndeshje që kurorëzon punën e pesë viteve me këtë grup të mrekullueshëm lojtarësh. Kemi kryer një rrugëtim të gjatë dhe të lodhshëm për të ardhur deri këtu, dueli ndaj Bayernit është qershia mbi tortë.  

Do të zbresim në fushë me përulësinë që na dallon. Bayern Munchen është kampioni në fuqi, teksa disa ditë më parë fituan edhe Botërorin për Klube. Unë nuk kërkoj pika të dobëta në një skuadër kaq të fortë, por bazohem te siguria që më japin djemtë e mi.

Kënaqësi të takohem me Klosen, kemi kohë që nuk shihemi me njëri-tjetrin. Miro ka qenë i rëndësishëm për mua, ishte shumë i disponueshëm në ndeshjet e mia të para si trajner i Lazios. Edhe ai ka nisur të njëjtën rrugë, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të.

E dimë prej kohësh që na pret një super ndeshje nesër. Deri dje mendonim vetëm për Sampdorian, tani ekziston vetëm Bayerni në kokat tona. Ata janë kampionët, janë një skuadër shumë të fortë, por ne jemi gati të japim maksimumin.

Objektivi ynë është të mbajmë të hapur çështjen e kualifikimit. Duhet të luajmë me optimizëm dhe përulësi. Edhe në të kaluarën, kur ka pasur raste që nuk kemi qenë favoritë, jemi përballur në mënyrë të barabartë me kundërshtarët.

Kemi luajtur edhe çerekfinalet e Europa League, kështu që jemi mësuar disi me këto lloj ndeshjesh. Lewandowski-Immobile? Dy më të fortët në qarkullim. Ciro fitoi ‘Këpucën e Artë’, një motiv krenarie për ne. Leëa do të kishte fituar ‘Topin e Artë’ nëse do të akordohej si çmim“, përfundon Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!