Inxhinierët kërkesë qeverisë: Te ngrihet Autoriteti Teknik i Rindërtimit për godinat e dëmtuara

schedule16:44 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 16:44 - 18 Dhjetor, 2019

Inxhinierët  i kërkojnë qeverisë te ngre Autoritetin Teknik të Rindërtimit pjesë e të cilit të jenë specialiste të fushës. Ky ent sipas tyre duhet të përgatisë metodologjinë për të riparuar godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shumë banesa e pallate në Tiranë, Durrës dhe Lezhë pas tërmetit të 26 nëntorit janë shpallur të pabanueshme.

Një pjesë duhen ndërtuar nga e para e të tjera kanë nevojë për riparime.

Shoqata e Inxhiniereve Shqiptar për këto të fundit i kërkon qeverisë të ngre Autoritetin Teknik të Rindërtimit.

Një ent ky që të miratojë metodologjinë e riparimit.

“Janë çarë të gjitha muret e Tiranës, Durrësit, si do të riparohet kjo. Kur do të merret një përgjigje se cila do të jetë metodologjia e riparimit. Nuk kemi në Shqipëri një institucion që të marrë një vendim në këto kushte, na mungon urdhri i Inxhinierit”, deklaruan inxhinierët.

Ndërkohë një tjetër sugjerim vjen për legjislacionin në fuqi.

“Përmirësimi i parametrave sizmikë që i mbështet kodit aktual në fuqi. Eurokodi kërkon të jetë i plotësuar me të gjitha anekset e pa miratuara”, shprehen inxhinierët.

Inxhinieret shprehen se kanë dalë në këto përfundime pas inspektimit të situatës në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!