Besojeni ose jo, gjiganti i shitjeve online Amaon do të hap një sallon bukurie në Londër. Lajmin e ka bërë të ditor vetë kompania, ku është njoftuar se do të jetë një sallon i madh dy katësh, rreth 1.500 metra katrorë e pajisur me teknologji të re. Në sallon do të merrni konsutal për flokët me realitetin e shtuar dhe me ekrane që do t’u japin informacione klientëve në lidhje me produktet e bukurisë, sipas njoftimit për shtyp të Amazon.
Sa për protokollet e sigurisë Covid-19, salloni do të mbajë kapacitet të reduktuar dhe punonjësit do të kontrollojnë temperaturat e klientëve pas mbërritjes. Do të ofrohen maska falas dhe dezinfektues për duart. Publiku i gjerë do të duhet të presë disa javë para se të mund të shkojë në sallonin e tyre, pasi fillimisht do të jetë i hapur vetëm për punonjësit e kompanisë.
Gjigandi i tregtisë elektronike aktualisht operon me dhjetëra dyqane komerciale Amazon Go, dyqane të përgjithshme me 4 yje të Amazon, si dhe rreth 500 vende me ushqime. Amazon kohët e fundit hapi gjithashtu disa dyqane Amazon Fresh në Londër, si dhe një dyqan ushqimesh pa arkë. Amazon Salon është investimi i fundit nga kompania./e.b-abcnews.al