Jahaj: Gati projekti për rrjetet e kanalizimeve në Durrës. Farrici: Fokusi në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE

schedule20:54 - 9 Shkurt, 2024

schedule 20:54 - 9 Shkurt, 2024

Drejtori i agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj ka zbuluar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se është gati projekti për rrjetet e kanalizimeve në Durrës.

Ndërsa, Adelina Farrici, Drejtuese e Shoqatës për Autonomi Vendore ka thënë se për investimet në ujësjellës, fokusi është në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE.

Jahaj: “Së fundmi ne po aplikojmë për projektin e rrjetit të kanalizimit për qendrën historike të Durrësit, edhe mendojmë që ky projekt të jetë fitues për marrjen e këtij procesi. Shpresojmë që ta arrijmë, në vazhdimësi të gjitha planet për agjencinë dhe të gjithë sektorin e shtetit të kanalizimeve, është që të mos bazohet vetëm në mundësitë financiare që ka buxheti i shtetit, por dhe në përthithjen e shumë fondeve të tjera që vijnë jo vetëm nga donatori në formën e grandeve apo kredive të buta, por dhe në formën e gatshme”.

Farrici: “Jemi në studimin e kapitujve dhe hapjen e tyre, ky proces shoqërohet edhe me fondet e dedikuara për vendet që janë në proceset e integrimit. Kështu që i gjithë fokusi jonë do të jetë në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të dedikuara për vendet tona të rajonit që janë në këtë proces. Pra, do të ketë shumë fonde dhe është një pjesë shumë e rëndësishme, pasi kjo është një axhendë globale dhe jo kombëtare, kështu që e gjithë vemendja, nga ajo që kam evidentuar është se e gjithë vemendja, edhe qeveria qendrore, edhe qeveria globale, janë përqendruar te rritja e kapaciteteve, përshkrim projektesh dhe për aplikime në projekte të ndryshme. Mendoj që ne po i paraprijmë që të thithim sa më shumë dhe do të ketë shumë zhvillime pozitive. Do të zhvillojë jashtë mase, jo vetëm institucionet e ndryshme, qoftë pushteti lokal apo qendror, ose shoqëritë si ajo e kanalizimeve. Por kjo do të impaktojë jetën e qytetarëve. BE atë që ka në qendër dhe me disa projekte që ka me bashkitë është që qytetari ta preki investimin europian”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!