Investimet në rrugë/ Kreu i ARRSH: Projektet e reja që nisin këtë vit. Akset me radar? S’do ketë më policë në rrugë

schedule21:04 - 12 Janar, 2024

schedule 21:04 - 12 Janar, 2024

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi theksoi në emisionin “Sheshi i Dollarit”, u ndal tek projektet e reja infrastrukturore që do të nisin brenda këtij viti. Berberi përmendi zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit, i cili vitin që shkoi tërhoqi një numër të madh turistësh të huaj.

“E nisim nga jugu. Do të fokusohemi kryesisht tek akset kryesore për të vijuar më pas tek arteriet. Ksamili doli si zbulim Iituristëve në 2023 dhe reklamë më të madhe se sa i ka bërë Ksamili Shqipërisë nuk ka. Atëherë se duhet t’i shkojmë paralelisht të gjitha zhvillimet ekonomike të Shqipërisë. Do të ketë zgjerimi të rrugë s ekzituese me korsi emergjence dhe korsi pedolanesh biçikletash. Do të bëjmë një Bypass nga krahu pas kodrës. Për më tepër, bashkia e Sarandës po merr nismën që të krijojë dy parkingje të mëdha. Brenda këtij viti fillojnë punimet.”, tha Berberi.

Ai shtoi se prioritet mbetet Korridori Adriatiko-Jonian, punimet e të cilit pritet të nisin gjithashtu brenda këtij viti. Punimet do të nisin edhe për fazat e tjera të Korridorit të Tetë, Bypassin e Elbasanit si edhe atë të Tiranës.

“Prioritete kryesore kemi Korridorin Adriatiko-Jonian. Fillon Fier-Rrogozhina, Rrogozhinë-Kashar, Thumanë-Milot dhe hapet gara për Milot-Balldre. I gjithë korridori do të fillojë punimet këtë vit, jemi në fazën e fundit për përgatitjet për Balldre-Muriqan. Vazhdojmë fazat e tjera për Korridorin e Tetë, duam të hapim garën për dy lotet e tjera në fillim të pranverës. Pa lënë bypassin e Elbasanit dhe brenda këtij viti fillojnë punimet edhe në këtë. Për të vazhduar me segmentet e reja Elbasan-Rrogozhinë, do vazhdojmë me segmentin të Bypassit të Tiranës, për të mos harruar rrugën shumë të dëshiruar ajo e Ndroqit, që të fillojmë këtë vit punimet për t’i dhënë zhvillim zonës.”, shtoi Berberi.

Sa i përket akseve me radar, Berberi shtoi se qëllimi është që të eliminojnë prezencën e policëve në rrugë.

“Do të heqim policët nga rruga. Nuk është vetëm ARRSH, por do të jetë një godinë e mirëfilltë me të 6 institucione të ndërthurura, ARRSH, policia e shtetit, rrugore dhe e rendit. Segmenti Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Elbasan-Durrës, Rrogozhinë-Vlorë dhe segmenti Rinas-Fushë Krujë, Rinas-Vorë, 200 km e para. Në këtë vit hapim fazën e dytë që do të jenë deri në 200 km të tjerë që do t’i shtohen këtyre akseve. Çdo vit të mbyllim 3600 km e parë që t’i vijmë në ndihmë të gjithëve. S’ka nevojë që ne në erën teknologjike të kemi akoma faktori human që bën ndryshimin në akset rrugore.“, përfundoi Berberi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!