Investimet nga Kosova kanë regjistruar një dyfishim në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas të dhënave Të Bankës së Shqipërisë rezulton se në periudhën korrik-shtator në vend janë realizuar investime në vlerën e 90 milion eurove duke shënuar një rritje të forte me një tremujor më parë por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet nga Kosova në Shqipëri fokusohen në shërbime e tregti ku po zgjerohen kryesisht në tregtinë me pakicë, në pasuritë e paluajtshme e ndërtim por edhe në industrinë përpunuese. Në vend të dytë vijon të pozicionohet Italia me 48 milion euro.
Ky shtet i ka investimet të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe energji të rinovueshme. Holanda pozicionohet në vend të tretë me 45 milion euro ndërsa Turqia ka zbritur në vend të katërt me 39 milionë euro në tremujorin e tretë.
Edhe nëse bëjmë një krahasim si 9 mujor përsëri Kosova pozicionohet e para përsa i përket investimeve duke arritur vlerën 153 milion euro. Ndërkohë në vend të dytë renditet Italia me 137 milion euro.
Shqipëria ka thithur më shumë investime gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-shtator totali i investimeve të huaja direkte arriti mbi 1.2miliardë euro, duke u rritur me 4.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë nëse vërejmë të dhënat për periudhën korrik-shtator rritja është edhe më e fortë. Investimet e huaja direkte arritën në 449 milionë euro, me një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Përqendrimi kryesor është në blerjen e pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë 2025 flukset hyrëse ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme 31%, ndërmjetësim financiar 16%, hidrokarbure 6%, energjetikë dhe komunikacion. Vetëm për blerjen e pronave janë investuar 392 milionë ose 123 milionë më tepër se një vit më parë ndërsa për agjentët imobilarë. Shqipëria është ende një treg me interes për të huajt.
Investimet sipas shteteve
Kosova 90 mln euro
Itali 48 mln euro
Holandë 45 mln euro
Turqi 39 mln euro
Investimet ne janar- shtator
Kosova 153 mln euro
Italia 137 mln euro
Holanda 130 mln euro
Turqia 128 mln euro

