“Investimet e diasporës në Shqipëri, në rritje”, Katiaj: Duhet një vëmendje më e shtuar dhe politika më nxitëse

schedule14:33 - 23 Nëntor, 2023

schedule 14:33 - 23 Nëntor, 2023

Nënkryetarja e dhomës së biznesit të diasporës, Elisabeta Katiaj, në një intervistë që dha për “Money Report”, foli për Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë. Ajo u shpreh se investimet e diasporës në vendin tonë janë në rritje ndërsa theksoi nevojën për vëmendje më të shtuar dhe politika nxitëse.

“Konkretisht e shihni në çdo hapësirë. Investimet e diasporës në Shqipëri janë në rritje, remitancat janë kontribut shumë i lartë dhe ka ardhur momenti që të krijohet një vëmendje më e shtuar dhe strukturim i politikave nxitësve si dhe të shfrytëzojmë integrimin e kapaciteteve ndërkombëtare.”, theksoi Katiaj.

Ajo theksoi se me këtë samit synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe rishikimit të një strategjie për një koordinim më të mirë.

“Këtë synon edhe dita e sotme në panelet teknike, strukturimin e një bashkëpunimi dhe rishikimin e një strategjie të koordinimit nmë të mië, duke filluar nga studimi i potencialit dhe mundësive investuese ekonomike të diasporës kundrejt Shqipërisë deri tek krijimi i rrjetit të ekselencës shqiptare”, shtoi ajo.

E pyetur për ndikimin e turizmit, Katiaj tha se diaspora nuk është vetëm konsumator por edhe investitor dhe promotor shumë i mirë i vendit.

“Turizmi është rrugëtim që tashmë ka nisur dhe është e dukshme që shumë shqiptarë nga jashtë kanë investuar dhe kanë hapur hotele, restorante dhe bëjnë dallimin në ofrimin e shërbimeve dhe është më evidente dhe tërheqëse. Diaspora nuk është vetëm investitor, konsumator por dhe promotor dhe reklamë për vendin kështu që në të gjitha aspektet e shohim si një mekanizëm që do të funksionojë më së miri dhe do të ketë benefite në të dyja kahet.“, shtoi Katiaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!