Blloku i banimit në njësinë 11 që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron”, “Riza Cuka”, “Pandi Dardha” dhe “Dritan Hoxha” do të rehabilitohet plotësisht .Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj theksoi se ky investim parashikon rikuperimin e trotuareve dhe të shesheve të zaptuara në këto 30 vite, duke ua kthyer ato komunitetit
Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se investimet aktualisht po përqendrohen në periferi.
Projekti parashikon shtrimin e të gjitha rrugicave brenda tij me asfalt ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësit si dhe krijimi i ambienteve shlodhëse për të moshuar e fëmijë. /abcnews.al