Bashkia e Tiranës ka nisur investimet mes blloqeve të pallateve. Fokusi është përmirësimi I infrastrukturës, ndriçimit dhe sinjalistikës.
Investimet mes blloqeve të pallateve në Tiranë po vijojnë. Bashkia është ndalur në rrugën “Xhoxhi Martini” dhe rrugicat lidhëse në njësinë numër dy.
“Prej më se një jave jemi fokusuar në këtë bllok pallatesh. Është punuar nën tokë me zgarat e shiut, është punuar me asfaltimin, me ndriçimin dhe tani fillojmë me sinjalistikën horizontale dhe vertikale”, thekson Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.
Punimet në këtë rrugë vijnë si kërkesë e banorëve të zonës.
“Kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës. Kjo rrugë lidh pjesën e Shkollës Pedagogjike dhe Pazarit të Ri, ka një qarkullim shumë të lartë,”, u shpreh Florian Pullazi, Administrator i Njësisë nr 2.
Në këtë zonë projekti parashikon përmirësimin e infrastrukturës, ndriçimit dhe sinjalistikës./abcnews.al