Pas largimit të “gardianit” kosovar, Visar Bekaj dhe dëmtimit të portierit të dytë, Gentian Selmani, në sfidën e kthimit ndaj “shqiponjave” Besiktas, në “Air Albania”, porta e “bardhebluve” mbrohet vetëm nga “veterani” Ilion Lika, mirëpo gjërat kanë ndryshuar këtë të premte.
Me anë të një njoftimi të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”, nënkampionët e Shqipërisë kanë njoftuar afrimin e 19-vjeçarit kosovar, Mustafë Abdullahu, me këtë të fundit që ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2028.
Abdullahu do të jetë portier i dytë te Tiranë, pas “veteranit” Ilion Likës dhe pritet që në sezonet e ardhshme, 19-vjeçari të mbajë “mbi supe” siguronë e portës së klubit më të titulluar në Katëgorinë Superiore. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit: