Që prej ardhjes së teknikut, Roberto De Zerbi, në stolin e “Pulëbardhave” të Brighton, këta të fundit janë kthyer në një “superfuqi”, në kampionatin më elitar të botës, ku kanë qenë të aftë të sfidojnë ekipe, si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Tottenham e madje mund të thuhet se ishin protagonistët kryesor sezonin e shkuar, në humbjen e titullit kampion të Premier League, nga “Topçinjtë” e Arsenal.
Sezon pas sezoni, “Pulëbardhat” po vijojnë të fuqizohen me talentë të shumtë, ku më i fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano do të vijë këtë të mërkurë dhe pritet të forcojë jo pak krahun e majtë të fushës, sidomos pas largimit të “yllit” japonez, Kaoru Mitoma, drejt Kupës së Azisë.
Bëhet fjalë për talentin argjentinas, Valentin Barco, me “gjigantët” anglezë që i kanë paguar skuadrës së Boca Junior klazuolën prej 10 milionë dollarësh për ta bërë të tyrin, “yllin” 17-vjeçar, i cili deri më tani ka zhvilluar në total 35 përballje me “të mëdhenjtë” e Amerikës Latine, ku ka arritur të shënojë 1 gol, si dhe të asistojë 4 të tjerë. /i.m /abcnews.al