Ende pa nisur në mënyrë zyrtare merkato e verës, zyrtarizimet e para kanë filluar dhe tashmë është radha e “bluve” të Chelsea për të prezantuar një transferim, transferim ky që në këtë rast do të shërbejë për të “ardhmen”.
Me anë një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Tëitter”, “blutë” kanë njoftuar nënshkrimin e mesfushorit 16-vjeçar, ekuadorian, Kendry Paez nga kampionët e Ekuadorit, Independiente del Valle.
Vetëm 16-vjeçar, Paez konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit në Amerikën e Jugut, teksa do të mbërrijë në “Stamford Bridge” vetëm kur të ketë mbushur moshën 18-vjeç. /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit:
Chelsea Football Club has agreed a deal to sign teenage midfielder Kendry Paez from Independiente del Valle! ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 5, 2023