Ulja e cmimit të energjisë është lajmi më i mirë i fundvitit për qytetarët shqiptarë.
Administratori i KESH, Erald Elezi u shpreh se kanë diversifikuar burimet e energjisë dhe synojnë të krijojnë varësi nga rreshjet për prodhimin e energjisë. Elezi u shpreh se ka disa investime nga KESH ku përmendi impiantin e Belshit si më madhorin.
“Koroporata dikur ka qenë bashkë, prodhim, transmetim, shpërndarja dhe për shkak të moskrijimit të një monopoli është bërë ndarja e tre aktorëve kryesor, me prodhues, operator të transmetimit dhe operatorë të shpërndarjes. KESH është prodhuesi më i madh në vend me një kapacite 1300 mega në burime hidrike si dhe na janë bashkuar termocentrale që i shtohen portofolit prodhues.
Që nga 2019 KESH ka nisur një revolucion për diversifikim të prodhimeve për të mos qenë të varur vetëm nga meterologjia, rreshjet dhe shohim statistikisht një ndryshim të klimës dhe ndodhitë në Evropë.
Një nga qëllimet e KESH gjithmonë në përqasje me strategjinë dhe politikat e ministrisë ka qenë diversifikimi i mundësive. Ka nisur si proces që në 2019 dhe në 2022 ka pasur asetin e tij të parë fotovoltaik i instaluar në digën pranë hidrocentralit të Vau të Dejës.
Për tu shmangur varësisë KESH vazhdon tju dedikoj të ardhura investimeve të tjera dhe sot jemi duke investuar në digën tjetër të Zadejës të Vau të Dejës dhe investimi madhor është një impiant prej 50 megaëat orësh në Belsh.” / abcnews.al