Inva Mula: E kemi humbur fizikisht Pagarushën, por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj

schedule12:15 - 9 Shkurt, 2020

schedule 12:15 - 9 Shkurt, 2020

Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe.

Këtë të dielë gjatë homazheve të kryera pranë  arkivolit të Nexhmije Pagarushës, me lot në sy ajo tha se sot për të është një ditë shumë e dhimbshme.

“E kemi humbur fizikisht por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj, zërin e saj, kumbimin e saj dhe të gjithë shoqërive artistike. Nexhmije Pagarusha ka qenë për mua jo vetëm ikona e artit por ka qenë edhe një mikeshë shumë e ngushtë e familjes time. Jam rritur me dashurinë e saj, për mua është një ditë shumë e dhimbshme”, tha Mula.

Gjithashtu në nderim të figurës së artistes së madhe Pagarusha kanë bërë homazhe edhe presidenti Hashim Thaçi i cili ka shpallur dhe ditë zie në Kosovë dhe kryeministri Albin Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!