GREQI- Deputeti Filippos Fortomas është futur në intubim nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.
Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 i Aviacionit të Përgjithshëm. Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike.
Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë më 6 maj dhe dozën e dytë të AstraZeneca më 20 korrik dhe nuk arriti të merrte dozën përforcuese. /abcnews.al/