Marrëveshja Shqipëri-Greqi: “Duket se moment është mëse i përshtatshëm për të filluar një proces të përkufizimit të zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Marrëveshja italo-greke jo vetëm ka krijuar një frymë më pozitive, por ka vendosur mediat, ekspertët, politikanët, por edhe publikun e gjerë pro zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje.
Përfundimi i një marrëveshje me Shqipërinë sipas metodologjisë së ndjekur me Italinë, besoj se do të ishte në interes të palës shqiptare, duke i hapur Tiranës rrugët që të përfitojë nga pasuritë nënujore që ofron deti Jon.”
Turqi-Greqi:
“Kjo zonë (zona ekonomike me burimet e gazit) shtrihet gjeografikisht përpara ishullit Kastelorizon, që është edhe thembra e Akilit për delimitimin e hapësirave detare midis Greqisë dhe Turqisë, por edhe midis shteteve të tjera të kësaj zone gjeografike.
Tensionet midis dy shteteve ishin kaq të forta saqë nuk mund të përjashtonim skenarin e një përplasje të hapur ose një aksidenti midis dy flotave detare.”
/abcnews.al