Intervista e Putinit me gazetarin amerikan Tucker Carlson mësohet në shkollat ruse

schedule14:04 - 22 Mars, 2024

schedule 14:04 - 22 Mars, 2024

Sado e çuditshme të tingëllojë, intervista e Vladimir Putin me gazetarin konservator amerikan Tucker Carlson është bërë pjesë e sistemit arsimor të Rusisë si një model që fëmijët të mësojnë historinë e vendit të tyre.

Studentët rusë panë pjesë të intervistës së Putinit me gazetarin amerikan, gjatë orës së mësimit, sipas postimeve në mediat sociale nga disa shkolla.

I forti i Kremlinit dha një intervistë në shkurt me Tucker Carlson, një ish-prezantues i Fox Neës, dhe kaloi gjysmë ore duke rrëfyer historinë e Rusisë që nga viti 862, duke argumentuar se Ukraina nuk kishte qenë një shtet i pavarur që atëherë, një ide që u hodh poshtë nga Kievi si e rreme.

Më pas iu kërkua të përgjigjen në një kuiz me pyetje të bazuara në atë që kishte thënë Putin.

Në postimet në platformën e mediave sociale ruse, shkollat ​​e përshkruan mësimin si një “lojë intelektuale” që i ndihmoi fëmijët të kuptojnë “fazat e zhvillimit të shtetit rus” dhe thanë se ishte argëtuese.

Në një shkollë në qytetin jugor rus të Rostovit, nxënësit e shkollave fillore panë video të intervistës së presidentit rus dhe më pas iu përgjigjën pyetjeve të përshtatshme për moshën.

Në të njëjtën kohë, në shkollën e mesme Domodedovskaya, nxënësit patën mundësinë të mendonin pyetje për t’ia dërguar Putinit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!