Dhe këtë puntatë nuk kishte si të mos trajtohej me pak nota humori situata politike në vendin tonë. Zgjedhjet dhe fitorja e PS-së përballë liderit demokrat, Bashës u diskutua në “Kadi Show” me të ftuar Ramën e “Kosheres”.
Megjithëse kreu i qeverisë nuk dëshiron të zhvillojë intervistë me moderatorin e emisionit, ai thotë se nuk rri dot pa dalë në TV. “Ça të bëj se më është bërë TV si puna e bixhozit, nuk rri dot pa dalë se më kruhet trupi.”, thotë ai.
Pjesë nga biseda:
Moderatori: Të lutem do t’i thuash keq se keni mbërritur, jo mirë se keni mbërritur.
Këshilltari: Thotë mirë se erdhe në emision
Rama: Thuaji që nuk dua me i parë surratin, por ça të bëj se më është bërë tv si puna e bixhozit, nuk rri dot pa dalë se më kruhet trupi. Të ishte për këtë s’kisha ardhur për 100 vjet.
Këshilltari: Thotë mirë se ju gjeta.
Moderatori: Si ndiheni pas gjithë kësaj masakre elektorale që keni shkaktuar?
Këshilltari: Thotë urime për fitoren.
Rama: Sa për fitoren me të gjithë urime dashakeqeve për humbjen, të disa gazetarëve që s’ju mbyllet goja, fitorja tani është një fakt që një lider historik ka fituar…/abcnews.al