Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle me gazetaren Oprah Winfrey në të cilën ata folën rreth përçarjeve në Familjen Mbretërore është nominuar për një çmim ‘Emmy’.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, Lilibet Diana, më 4 qershor, mund të marrin në shtëpi një trofe për rrëfimin e tyre, i cili u transmetua në mars dhe shkaktoi reagime në Mbretëri.
Intervista me titull “Oprah with Meghan & Harry: A Special CBS Primetime” është nominuar në kategorinë “Seria e Çuditshme e Jetëshkrimit të Famshëm ose Kategoria Speciale” në Emmy Aëards 2021, shkruan DailyMail.
Fituesit do të shpallen në edicioni e 73-të të Emmys më 19 shtator, ndërsa në njëjtën kategori janë nominuar “Stanley Tucci: Searching For Italy” dhe “My Next Guest Needs No Introduction Ëith David Letterman”./abcnews.al