Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interpretoi në “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan tregon mesazhin e pazakontë të fansit

schedule10:09 - 27 Nëntor, 2020

schedule 10:09 - 27 Nëntor, 2020

Jamie Dorman është një ndër aktorët më të njohur me famë botërore, suksesi i të cilit tejkaloi pritshmëritë me interpretimin në filmin “Fifty Shades of Gray”, ku luajti krah Dakota Johnson. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Variety”, ndërsa fliste për kritikat me të cilat është përballur pas filmit, tregoi dhe një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një fans.

38-vjeçari tha se një fans besonte verbërisht se Jamie dhe Dakota kishin bërë një fëmijë pas skenave erotike në film, i cili i kishte dërguar një kolazh me fotografi të një fëmije.  “Unë mendoj se po përpiqej të thoshte se fëmija ishte i imi dhe Dakota Johnson, dhe ne e kishim këtë fëmijë ndërsa realizonim filmin e parë ‘Fifty Shades’. Ishte pak e çuditshme.“, tha aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!