Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende. Policia konfiskoi gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe kreu pothuajse 15,000 arrestime, raportojnë mediat e huaja.
Forcat e policisë nga Meksika deri në Argjentinë shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. E quajtur Trigger IX, operacioni kishte për qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.
Ekspertët nga vendet pjesëmarrëse u mblodhën në një qendër operacionesh në Foz do Iguaçu, një qytet në kufirin e Brazilit me Argjentinën dhe Paraguajin, nga 12 mars deri më 2 prill. Interpoli ka paralajmëruar prej kohësh se kontrabanda e armëve forcon fuqinë e bandave dhe nxit më tej aktivitetet e tyre kriminale.
“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock për 203 ton kokainë dhe droga të tjera të gjetura.
Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më shumë të armatosura dhe policia lokale shpesh e gjen veten të paarmatosur dhe të mbizotëruar kur përballet me ta./abcnews.al