Interpoli ekstradon dy shqiptar drejt SHBA-së

schedule09:34 - 20 Prill, 2019

schedule 09:34 - 20 Prill, 2019

Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni.

Dy persona janë ekstraduar në SHBA nga Interpol Tirana, të cilët kanë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet amerikane.

30-vjeçari amerikan Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku 30 vjeç me origjinë shqiptare por i lindur në SHBA, akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjykata amerikane e Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur ndaj tyre në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Arbër Isaku ishte arrestuar në vitin 2017 nga policia amerikane pasi në banesë iu gjetën lëndë psikotrope, 160 gr fentanyl dhe 200 tableta.

Dy të kërkuarit u arrestuan në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së. Ata u vunë në pranga më 21 Shtator 2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në ambasadën amerikane në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!