Interpelanca për McGonigal, Rama përgjigjet për “14 herët”

schedule11:36 - 2 Mars, 2023

schedule 11:36 - 2 Mars, 2023

Kryeminsitri Edi Rama jep sot përgjigje në inteperlancën për cështjen ‘McGonigal”. Ndërsa e konsideroi këtë mocion, si më absurdin në historinë e Kuvendit, Rama lexoi ‘14 herët’ që përmendet janë të sakta, apo fakt, por nuk ka asnjë krim apo implikim të tij.

“Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por ç’thuhej. Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë. E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë. Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt.
Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse. Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?
Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhe vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime. Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë.
Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet. Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi?

 

Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar. Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë.
Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi?
Hera e tetë, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë. Ku është krimi dhe kompromentimi? Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari.
Hera 9: Pika 37, faqja 8, “In December 2017, Mcgonigal {…} dined in Neë York City with Person A and the Prime Minister of Albania”. Po, fakt edhe ky, po pastaj? Ku është krimi apo kompromentimi këtu?
Hera 10: Pika 39, faqja 9 “Submission has failed to disclose that defendant McGonigal had travelled to Albania as ëell as Austria, or that he had met ëith either Person B or the Prime Minister of Albania, or that he had disclosed his FBI employment to a foreign national outside of official business”. Pra këtu flitet për mbrojtjen që ka dështuar të provojë se klienti i saj, i akuzuari McGonigal, i ka raportuar atje takimet e punët e tij në rajonin tonë, po krimi apo kompromentimi im ku janë në faktin se i raportoi a s’i raportoi qendrës ai nëse më takoi a s’më takoi mua?
Hera 11: Pika 40, faqja 9, “Person A had received the information from the Office of the Prime Minister of Albania”. Ah, këtu bëhet fjalë për një informacion që Personi A thuhet se ka marrë nga zyra ime, lidhur me skandalin e financimit të PD-së nga rusët dhe dua të ndalem pak.
Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media dhe unë apo zyra ime nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të medias. Se po t’i kishim s’do i mbanim të fshehura për të mbrojtur PD-në apo jo?!
Hera 12: Pika 43, faqja 10, “On March 4, 2018, defendant McGonigal dined in Ëashington D.C, ëith among others, Person A, the Prime Minister of Albania, and a former FBI Special Agent ëho ëas ëorking at an international professional services firm”. Po, shumë e vërtetë edhe ku është këtu krimi apo kompromentimi?
Hera 13 pika, 58, nuk e di kush është politikani Kosovar, por jam takuar. Bëhet fjalë për taki, po 4 herë, mund ta kisha takuar edhe më shumë se 4. Ku është krimi ?
Hera 14 dhe e fundit, Po e kam takuar, ka ardhur personi B në Shqipëri edhe e kam takuar. Po përtej takimeve ku asgjë e hatashme, as ka ndodhur e as shkruhet në aktakuzë, ajo nuk thotë asgjë zero, as për mua as për qeverinë shqiptare, as për shtetin shqiptar.

vijon…