Internet pa WIFI, shqiptarja fiton çmimin e 2-të në botë dhe merr dhuratën e veçantë nga Bill Gates

schedule08:17 - 15 Nëntor, 2021

schedule 08:17 - 15 Nëntor, 2021

Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike. Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazen finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentet e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur.

Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij (ende të pa dalë në treg) , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjitha detajet nga pjesëmarrja dhe deri te projekti se si të përdorësh internet pa WIFI.

“Unë studioj për shkenca kompjuterike në universitetin e Durrësit. Aplikova online dhe kalova në tre stade derisa arrita te fitorja.

Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani.

Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime.

Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!