Pas humbjes ndaj Monzës, e njëmbëdhjeta e Interit në ligë, pozicioni i Simone Inzaghit lëkundet sërish.
Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, në një samit në “San Siro”, drejtuesit zikaltër i kërkuan trajnerit shpjegime për diferencën në performancë të skuadrës mes kupave dhe kampionatit dhe më pas reflektuan mes tyre.
Jo vetëm Inzaghi është në diskutim, por edhe shumë lojtarë në lojë mes rinovimeve të kontratave apo huazimit të tyre tek Interi. Për momentin askush nuk dëshiron të flasë për shkarkimin e menjëhershëm, por në rast se do të mbërrinte një eliminim i befasishëm në Milano kundër Benfica në Champions League, e ardhmja e Inzaghit do të vihej menjëherë në pikëpyetje./ h.ll/abcnews.al