Absurde ajo që ndodhi mes Romës dhe Interit. Këmbimi i dy lojtarëve, Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola dështoi dhe shkak u bë klubi zikaltër. Të dy lojtarët i kaluan testet mjekësore dhe në fillimin kishte një marrëveshje verbale, por që ra poshtë.
Fillimisht Interi kërkoi teste shtesë për mbrojtësin e krahut, gjë që Roma e refuzoi. U duk se gjithçka u mbyll aty, por bisedimet rinisën dhe u mendua të gjendej një zgjidhje duke përfshirë në kontratën e kalimit të Spinazzola tek Interi një numër prej 15 ndeshjesh.
Roma nuk ka pranuar dhe është zhgënjyer maksimalisht pas këtyre tratativave, madje një burim i Corrierere Dello Sport thotë që mes dy klubeve zor të ketë më bisedime për lojtarë në të ardhmen. Jo vetëm kaq, por avokatët e klubi verdhekuq po mendojnë të nisin edhe një gjyq.
Spinazzola, pas këtyre bisedimeve ka pësuar një dëm të madh në imazh dhe klubi kryeqytetas po shqyrton mundësinë për të nisur një betejë ligjore me Interin. I zhgënjyer ka mbetur edhe Matteo Politano, i cili kishte pozuar me fanellën e Romës dhe mezi priste të niste aventurën e re. /abcnews.al